Vlora nuk mund të quhet më qyteti i palmave, pasi më shumë se 350 pemë janë drejt zhdukjes. Pothuajse i gjithë bulevardi Vlorë -Skelë është zhveshur nga palmat, të cilat janë tharë dhe punonjësit e gjelbërimit janë detyruar të presin kurorat, duke lënë anës bulevardit vetëm trungjet e pemëve.
Qytetarët i bëjnë apel bashkisë që të marrë masat për zëvendësimin e palmave të thata, të cilat rrezikojnë edhe jetën e kalimtarëve.
Qytetar 1: Palmat Edi Rama nuk e di ku i gjen, që të them unë që janë tharë. Është punë e bashkisë ajo për rrezikun e palmave se kur bien apo kur thahen, jemi për investim, investimi i palmave jo se nuk duhet, por pasi të kemi për të ngrënë, për të veshur ....
Qytetar 2: Relike të së kaluarës, por ndoshta mendojnë diçka ndryshe për t?i zëvendësuar apo iu ka ardhur momenti. Tani erëra të fuqishme, askush nuk mund t?i dalë ballë forcës së natyrës, por ndonjë ekspert mendon t?i lërë kështu si një relike të së kaluarës.
Rreth 350 palmat dekorative përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë u mbollën në vitin 1987, por të gjitha pemët u thanë pasi u gërryen nga buburreci i kuq.
Ndërkohë nga ana e Bashkisë jashtë kamerave thuhet se është duke u bërë gati plani i rehabilitimit të bulevardit ?Ismail Qemali?, që parashikon edhe zëvendësimin e palmave, po deri tani nuk ka ende asnjë projekt konkret.