Report TV - Dosja Habilajt, Fuga: Kam besim të drejtësia italiane, do kemi të reja

2018-05-09 1

I ftuar në emisionin ?Repolitix? të Denis Mingës në Report Tv, akademiku Artan Fuga u shpreh se çështja e Habiljave ku është i akuzuar nga prokuroria shqiptare edhe Saimir Tahiri është një dosje që mund të minojë qeverinë.
Denis Minga: Saimir Tahiri është larguar sot drejt Gjermanisë, kjo është një çështje që mund ta minojë qeverinë?

Artan Fuga: Natyrisht që mund ta minojë, kjo mund të ndryshojë trendin. Do të kemi të reja nga hetimi i grupeve që janë tashmë në Itali. Drejtësinë e ka në dorë drejtësia italiane. Në kushtet aktuale dosja është në duart e drejtësisë Italiane dhe kam besim te drejtësia italiane. Kjo është një nga dosjet që unë i quaj ?katrahura? që nuk mund të kontrollohen.

Free Traffic Exchange