Report TV - "Komisione të depolitizuara?!" Bylykbashi: S'kemi besim te Rama

2016-03-07 1

TIRANE - Bashkëkryetari i komisionit të posacëm të reformës zgjedhore Bashkim Fino vlerësoi konsituimin e këtij komisioni, ndërsa deklaroi se në punën e tij do të reflektohen rekomandimet e OSBE ODIHR-it. Ai shprehu besimin se komisioni do të punojë fort për rritjen e standardeve të zgjedhjeve me konsesnus.

?Unë mendoj që nuk është hera e parë që komisione të tilla të posaçme kanë kryer veprimtarinë e tyre në Parlamentin shqiptar. Besoj që edhe këtë radhë ky komision do të kryejë me suksese detyrën e vet. Së bashku me kolegun Bylykbashi dhe me koleg të tjerë të opozitës, ne natyrisht siç thatë edhe ju në fjalën tuaj, do të marrim në konsideratë gjithë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet të vitit 2013 dhe të vitit 2015. Pra do të marrim vërejtjet, sugjerimet e tyre, duke filluar nga këto duke u përshtatur edhe në ndryshime të ndryshme në Kodin Zgjedhor. Mendoj që koka është e mjaftueshme, më kohën e duhur. Le të shpresojmë që ky komision të përfundojë përpara se sa të nisemi me pushime?, tha Fino.

Por nuk duket kaq optimist bashkëkryetari tjetër nga radhët e PD, Oerd Bylykbashi. Në një prononcim për Report TV, Bylykbashi deklaron se në thelb Rama është kundër komisioneve të depolitizuara. Ai vuri në dukje se në vitin 2009, Partia Socialiste ishte kundër tyre dhe propozimi aktual nuk është i sinqertë.

"Në 2012 përfaqësuesi ne komision i mazhoranCES Gjiknuri u shpreh haptas kundër asaj që propozon sot Rama. Nuk besoj se ka ndryshuar gjë sa i përket aspektit të besimit politik që Rama ta cojë para këtë tezë sepse është për të cuar kapjen e sistemit."-tha Bylykbashi

Në mbledhjen e tij të parë te Komisionit te Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i miratuar rreth një muaj më parë nga Kuvendi, u kërkua bashkëpunimi dhe konsensusi mes palëve duke u vënë theksi tek rekomandimet e OSBE/ODIHR me qëllim arritjen e standardit më të lartë në zgjedhjet e ardhshme.

Në fjalën e tij hapëse, kryeparlamentari Meta e vuri theksin në rëndësinë e punës së këtij komisioni, duke shtuar se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duhen bërë, duke u bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe në praktikën më të mirë ndërkombëtare.

?Është kënaqësi për mua si Kryetar i Kuvendit që të marrë pjesë në këtë mbledhje e cila ka të bëj pikërisht me fillimin e punimeve të funksionimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e madhe që ka standardi i zgjedhjeve për vetë cilësinë e demokracisë në vendin tonë, aq më tepër një vend tashmë kandidat për anëtari i BE, me synime të qarta për të çelur edhe negociatat për anëtarësim sa më të shpejtë që të jetë e mundur. Dhe në këtë drejtim jam i bindur se puna e këtij komisioni është mjaft e rëndësishme në mënyrë që bazuar në rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2015, bazuar edhe në praktikën më të mirë parlamentare për të përgatitur ndryshimet e legjislacionit zgjedhor. Dhe njëko...

Free Traffic Exchange