Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Myftaraj: Sot do të flas për një oligark të naftës në Shqipëri. E kam përzgjedhur këtë si një personazh interesant për arsye se emri i tij u shfaq gjerësisht në një WikiLeaks për tregtinë e naftës në Shqipëri të vitit 2008. WikiLeaks ishin raportet e Ambasadave amerikane në botë të cilat shkonin në Uashington, pati dhe shumë për Shqipërinë. Është fjala për një WikiLeaks të 29 dhjetorit 2008 ku zëvendës/ambasadori amerikan i asaj kohe Stiven Cristina bisedon me tregtarin shqiptar të naftës Frident Kuqi i kompanisë Europetrol Durrës Albania.
Në këtë bisedë që Cristina e raporton në Uashington, Kuqi i ankohet për ndalimin që i bën qeveria naftës D2, nafta e pasur me squfur, e cilësisë së keqe, jo me parametra europianë. Thotë se qeveria e bën këtë për të favorizuar një biznesmen të asaj kohe, Rezart Taçin, është fjala për qeverinë e zotit Berisha, duke nxjerrë nga tregu biznesmenët e tjerë që do ishin të detyruar të blinin tek kjo.
Raporti thotë: ?Ndalimi i naftës D2 i ka dhënë rafinerisë ARMO të privatizuar së fundmi në favor të Rezart Taçit, monopolin për naftën e lirë por të pistë. ARMO është e vetmja rafineri në Shqipëri dhe me vendim të qeverisë duhet që të përirësojë teknologjinë dhe ka afat deri në 1 janar 2011 të prodhojë D1 sipas standarteve europiane?.
Pra i ishin lënë 2 vjet pas ndalimit ARMO-s, e drejta të nxirrte në treg naftë D2.
Përgjatë 2 viteve të ardhshme, thotë Cristinas sipas bisedës me Kuqin ?ARMO mund të prodhojë D2 dhe të gjithë kompanitë që e tregtojnë naftë duhet të blejnë D2 nga ARMO?.
Kjo do të nxirrte jashtë tregut kompanitë e pavarura të naftës, të pavarura nga kjo skemë qeveritare.
?Partneri shqiptar, vazhdon Cristina, i konsorciumit që tani zotëron ARMO-n është Rezart Taçi, pronar i Taçi Oil. Pas 1 janarit, tregtarët e kanë të ndaluar të importojnë D2 por duhet të blejnë në Shqipëri. Sipas Frident Kuqit, president i njërës prej kompanive më të mëdha shqiptare të importit dhe shitjes së naftës qeveria po kërkon të nxjerrë atë nga tregu dhe pas 1 janarit kjo mund të ndodhë. Kuqi zotëron Petrol Durrës Albania Elda, një nga importuesit më të mëdhenj në vend me 15% të tregut. Në 2008, Elda importoi 82 milion litra naftë, 70% e së cilës ishte D2. Kuqi ankohet se vendimi i qeverisë do ti nxjerrë nga tregu të gjithë importuesit pasi nafta D2 përfaqëson 60-70% të totalit të tyre. Kuqi u ankua edhe se nëse nuk lejohej të shiste D2 nuk do të ishte në gjendje të shlyente kredinë prej 15 milion euro që mori në bankë për të ndërtuar depozita në Portoromano pranë Durrësit?.
Më tutje raporti vijon kështu: ?Kompania Bankers Petrolium ka blerë të drejtën e shfrytëzinmit të puseve të naftës dhe e ka rritur prodhimin e naftës, tani ARMO do të jetë në gjendje të marrë prodhimin e Bankers dhe të kapë tregun me naftë D2?.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-kastriot-myftaraj-oligarku-i-naftes-frident-kuqi1