Ora News - Zguri: KQZ me furgon të 1994, na duhen fonde

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fondi prej 128 milionë lekë nuk është i mjaftueshëm për institucionin e KQZ. Në Komisionin e Ligjeve, kryetari i KQZ, Klemend Zguri ka shprehur shqetësimin për disa çështje që kanë të bëjnë me logjistikën, duke kërkuar fonde shtesë. Ai tha se KQZ në të gjithë Republikën ka 2 furgona të vitit 1994 dhe 3 makina të vogla.

Zguri: Në total pr/buxheti parashikon 128 milionë lekë. Përveç tavaneve të miratuara nga Këshilli i Ministrave janë kërkuar fonde shtesë.

Unë po listoj 3-4 shqetësimi që realisht komisioni i ka, kryesisht kanë të bëjnë me logjistikën.

Në krye të herës më duhet të them se kemi nevojë për një magazinë. Është e pa mundur që për shkak të sasisë së materialeve që kemi në dispozicion për ti sistemuar në magazinat që kemi aktualisht. Deri tani na është ofruar ndihmë nga ministria e Mbrojtjes. Na është vënë në dispozicion një magazinë në Shkozet. Ndërkohë që po ngulim këmbë dhe ne kemi filluar shpërnguljen e të gjitha materialeve që janë në atë magazinë për ti sjellë tek rezervat e shtetit ku kemi edhe magazinat aktuale. Por magazine në fjalë është jashtë funksionit dhe do të duhet të këtë investim për ta sjellë në parametrat normale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zguri-kqz-me-furgon-te-1994-na-duhen-fonde

Free Traffic Exchange