Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë tÃ" /> Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë tÃ"/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për herë të parë i përgjigjet akuzave politike për vjedhjen dhe deformimin e votave duke pranuar se ka mundësi të kufizuara në hetimin e këtyre rasteve.
Në analizën e punës së këtij institucioni për vitin 2017 në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, kreu i KQZ Klement Zguri tha se denoncimet e paraqitura për shitblerje votash, presione apo përdorim të administratës, kanë qenë anonime dhe pa prova.
Zguri theksoi se mundësitë e komisionit për hetimin e këtyre rasteve janë të kufizuara qoftë në anën financiare ashtu edhe në kompetenca.
Zguri: Ata që kanë telefonuar kanë qenë anonim, nuk kanë sjellë prova të qarta që ti imponoheshin KQZ. Fuqitë tona deri këtu shkojnë, KQZ qoftë në komptenca ligjore apo në burime financiare është e kufizuar.
Deklaratat e Zgurit erdhën në përgjigje të akuzave të deputetëve të PD Enkelejt Alibeaj dhe Gent Strazimiri të cilët thanë se presioni politik dhe tryesnia e mazhorancës ndaj KQZ ka qenë asfiksuese. Sipas tyre shitblerja e votës ka tjetërsuar rezultatin e zgjedhjeve në masën 20 për qind.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dorezohet-kqz-zguri-skemi-mundesi-te-hetojme-shitblerjen-e-votes