Report TV - Lezha me rrugë të shkatërruara, bashkia nuk merr masa

2018-05-08 0

Rruga që lidh dhjetra familje me qytetin e Lezhës është tërësisht e rrënuar, banorët e zonës thonë se situate është e till prej kohësh, ndëra bashkia e Lezhës nuk ka marrë asnjë masë për rregullimin e saj. Në kohë më shi rruga është e pakalueshme për fëmijët që shkojnë në shkollë
Edhe pse shumë pranë qendrës së qytetit Lezhës, rruga që të çon për në lagjen pranë Drejtorisë së Bordit të Kullimit është tërësisht e shkatërruar. Ky segment rrugor i cili është më pak se 500 metra ka degraduar plotësisht. Mjaftojne pak reshje shiu që rruga të bëhet e pakalueshme nga gropat dhe balta, duke izoluar me dhjetra familje në dy anet e sajë. Fëmijet janë ata që përballen më shumë me veshtirësit e rrugës pasi çdo ditë u duhet të shkojnë në shkollë dhe shpep rruga bëhet e pakalueshme. Banoret thonë se kjo problematike vijon prej shumë vitesh, Bashkia është në dijeni të kësaj situte por nuk ndërhyn.

Bashkia Lezhë justifohet më faktin se nuk ka fonde për të ndërhyre në rehabilitimin e këtij segmenti rrugor.Në këto kushte banoret e kësaj lagje duhet të marrin masa që të lëvizin me çizme, pasi zgjidhje e këtij problemi duke enede shumë larg.

Free Traffic Exchange