Akuza të forta ndaj qeverisë ka hedhur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, teksa ka është ndalur te Reforma në Drejtësi. Nga qyteti i Fierit, ku zhvilloi një takim me strukturat, Kryemadhi tha se LSI u detyrua të mbyllë gojën për katër vjet në koalicion me Rilindjen për shkak të kësaj reforme. Sipas saj, edhe ambasadorët janë munguar të intimidojnë LSI, kur thonin se kjo parti nuk është pro Reformës në Drejtësi.
Kryemadhi deklaroi se LSI mbylli gojën e sytë për të mos folur mbi atë që po ndodhte në institucionet shqiptare, duke paralajmëruar se tashmë kjo parti do të bëhet uragani politik, që do të çojë padrejtësitë në koshin e plehrave.
?Ishte një koalicion hipokrit, pjesa më e madhe e kanë ndjerë në vitet e bashkëqeverisjes. Ne mbyllëm gojën e sytë për hir të reformës në drejtësi. LSI është intimiduar edhe nga ambasadorët, kur thonin se nuk është pro reformës në drejtësi. LSI la peng votat në Uashington dhe Bruksel, pasi shkonin në krah të reformës në drejtësi. Ne mbyllëm gojën në publik për të folur mbi atë që po ndodhte në institucionet shqiptare. Rilindja nuk i qëndroi marrëveshjes për këtë reformë. LSI do jetë një uragan politik, që do çojë çdo padrejtësi në koshin e plehrave dhe do iu rikthejë dinjitetin shqiptarëve. Do kemi betejë të fortë me papunësinë, me korrupsionin?, deklaroi Kryemadhi.