A1 Report - "Martesa PS-LSI" 1 vit sukses Shalsi-Braho: Ishte zgjedhja e duhur

2015-08-22 0

TIRANE- Kur mbushen plot 1 vit nga koalicioni i shumëdiskutuar PS--LSI duket se të dy partitë nuk kanë janë bërë "pishman" për zgjedhjen që ndërmorën më 1 prill të 2013. Eksponentët e mazhorancës e vlerësojnë këtë koalicion të domosdoshëm që bazohet në një program të përbashkët dhe që bën këtë marrëdhënie mes dy partive të jetë i suksesshëm dhe jetëgjatë.

LSI e konsideron këtë bashkëpunim jo vetëm në kuadrin e një fryme të re qeverisjeje, por edhe në kuadrin e sugjerimeve dhe përmirësimit të ligjeve.

Partia Socialiste më 1 prill të 2013 ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhej pjesë e koalicionit të majtë për të garuar së bashku në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit të kaluar.

Ftesa u zyrtarizua pas një mbledhje kryesie në selinë rozë. Më tej ishte 22 prilli që i vuri vulën këtij bashkëpunimi kur pas një konference rajonale të Partive Socialiste Europiane të zhvilluar në Shkodër, u firmos dhe marrëveshja nga Edi Rama dhe Ilir Meta.