Në dalje të mbledhjes së komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, deputeti i LSI Luan Rama lëshoi një tjetër sulm ndaj përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar, kur tha se ata u larguan nga mbledhja si ushtarë, ashtu sikurse anëtarët e mazhorancës.
Ky sulm është i disati në radhë nga përfaqësues të LSI ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Vetëm një ditë më parë, Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI, kritikoi ambasadorin amerikan Donald Lu, se kishte qenë i njëanshëm kur gjatë përmendjes për kapjen e ?peshqve të mëdhenj?, nuk e kishte përmendur konkretisht emrin e Saimir Tahirit si i tillë.
Luana Rama para mediave tha se nuk e kuptoi ?nxitimin e kryetarit të komisionit për ta mbyllur mbledhjen pasi folën dy bashkëryetarët?.
?Përfaqësuesit e mazhorancës u ngritën si ushtarë dhe ikën, bashkë me kryetarin por edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe amabsadorët u ngritën dhe ikën po ashtu si ushtarë, pa dëgjaur vullnetin tonë? tha Rama që e cilësoi si ?incident? një ngjarje të tillë.