Report TV - "Ligjet", socialistët sulm ministrit të LSI: 35 mln $ për 4 km rrugë?!

2017-07-05 0

Socialistët sulmojnë ministrin e Transporteve të LSI, Sokol Dervishi, për shtesën e kontratës për përfundimin e punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ishte Pandeli Majko i cili kërkoi shpjegime se pse nevojiten 35 milionë dollarë për ndërtimin e 4 km rrugë.

"Duam shpjegime të qarta, kush mban përgjegjësi për këtë shtesë kontrate që shkon mbi 20% të vlerës së rrugës. Ç'ështje kjo vlerë 35 milion dollarë për 4 kilometra rruge?! Duam sqarime me zë dhe figurë", u shpreh deputeti socialist.