Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit "Debati në Channel One", Roland Qafoku, vjen me librin e dytë. Këtë herë me 100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar.
Libri, i cili del ditën e parë të panairit të librit, pritet të jetë nga më interesantët në këtë panair.
Qafoku: Është historia e Shqipërisë në këndvështrimin kriminal, janë 100 vrasjet që kanë bërë më shumë bujë. Aty ka politikanë, figura publike, personalitete të kulturës, artit, të gjithë jetës sociale në Shqipëri e shtrirë në kohë por ka edhe personalitete të huaja që janë vrarë në Shqipëri, burra në moshë, vajza dhe femra.Pra është e shtrirë jo vetëm në kohë por edhe personazhe.
Foto, detaje, fakte, mistere dhe të dhëna që vijnë për herë të parë, qershia mbi tortë e këtij libri janë skicat e momentit kur ka ndodhur vrasja.
Politikanë, ministra, kryeministra, deputetë, gazetarë dhe figura publike që ndryshuan historinë, gazetari Qafoku i sjell në një libër voluminoz të botuar nga shtëpia botuese "Onufri".
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/100-vrasjet-me-te-bujshme