Report TV - Hahn në Vlorë: "Lungomare" kartëvizitë për Shqipërinë drejt BE

2018-05-08 0

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Lungomares në Vlorë, komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se ky projekt është kartëvizita më e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE-së.
Ai tha se BE do investojë edhe në projekte të tjera si një dëshmi e angazhimit konkret se e ardhmja e Shqipërisë është BE.

?Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren, atëherë unë mendoj se ky është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Po të jepen rezultate edhe për projekte të reja, Shqipëria do të jetë sa më shpejt në BE. Punimet kanë mbaruar për fazën e parë dhe po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm për interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin tonë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë?.

Komisioneri Hahn dhe kryeministri Edi Rama inspektuan pasditen e kësaj të enjte punimet për Lungomaren në Vlorë, një investim ky i Komisionit Europian. Kreu i qeverisë tha se Lungomare do vijojë në të dy anët, atë jugore dhe perëndimore deri në "Pyllin e Sodës".

Free Traffic Exchange