Nazer Seiti, një nga personat kyç të grupi ?Habilaj? do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve, të nisura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë çështje. Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës, e cila ka paraqitur si prova të reja përgjimet e bëra nga Prokuroria e Katanias, për llogari të grupit të dosjes ?Habilaj?.
Në këto përgjime, 40 - vjeçari nga Vlora del se ka lidhje të ngushta me dy vëllezërit Moisi dhe Florian Habilaj, me të cilët është takuar shpesh në Itali.
Përgjimet ambientale, autoritetet italiane i kanë kryer në një makinë në pronësi të Moisi Habilajt. Ata diskutojnë mbi shumat e parave që kanë fituar nga trafiku i kanabisit dhe mbërritja e ngarkesave të reja në brigjet italiane.
Në një rast, Nazer Seiti është përgjuar me Florian Habilajn për një sasi droge që do të mbërrinte në Itali. Një ditë më pas, policia e vendit fqinj, në atë vend që po diskutonin ata, kapi 800 kilogramë kanabis.
Një tjetër detaj që u zbulua nga prokuroria në sallën e gjyqit është që emri i Moisi Habilajt për herë të parë është zbuluar nga Prokuroria Italiane në vitin 2012, gjatë operacionit antidrogë ?Odesa?.
Guardia Di Finanza në këtë aksion bllokoi qindra kilogramë drogë dhe arrestoi një skafist. Në përgjimet, Moisi Habilaj del si drejtuesi i grupi dhe furnizues me shumicë i grupeve kriminale me kanabis në Italinë e Jugut.
Tv Klan