Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria paraqet prova të reja për dhe bind gjykatën për të lënë në burg pa afat shtetasin Nezar Seiti, anëtar i grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.
Në seancën e së mërkurës ku Gjykata e Krimeve të Rënda shqyrtoi vlerësimin e masës së sigurisë për Nazer Seitin, organi i akuzës tha se ka prova të reja dhe kërkoi mbajtjen në burg të personit të kërkuar nga Italia.
Prokurorët lexuan në seancë përgjime ambientale nga dosja italiane ku Nazer Seiti ka qenë të paktën në 8 raste me Florian dhe Moisi Habilajn dhe kanë folur për aktivitetin kriminal.
Sipas tyre, bazuar në dokumentet hetimore të ardhura nga Italia, emri i Seitit del nga përgjimet që i janë bërë Florian dhe Moisi Habilajt nga viti 2014 e në vazhdim.
Përfaqësuesit e akuzës pretenduan se Seitaj me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë ku kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. Sipas prokurorisë, ata janë përgjuar në vend ku shkarkohej droga.
Pas këtyre të dhënave të reja të dorëzuara në seancë nga Prokuroria, avokati i të arrestuarit kërkoi kohë për tu njohur me aktet, dhe më pas i akuzuari të ekstradohej në Itali për t?u përballur me drejtësinë italiane si anëtarët e tjerët të grupit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/habilajt-gjykata-e-krimeve-te-renda-po-vlereson-masen-e-sigurise-nazer-seitin