Opinion - Cilet jane peshqit e medhenj te Lu-se? (07 nentor 2017)

2018-05-08 5

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu në KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Artan Hoxha,Gent Strazimiri,Lorenc Vangjeli

Mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? ka ndodhur një episod që në fakt është i pari i këtij lloji në 20 vite të programit. Pasi ka konfirmuar pjesëmarrjen në emision, njëri nga të ftuarit nuk ka ardhur në studio duke lënë karrigen bosh. Për më tepër, ky i ftuar as nuk ka njoftuar për mungesën e tij edhe pse më herët kishte konfirmuar pjesëmarrjen në program live. është fjala për Zv. Ministrin e Brendshëm Besfor Lamallari, i cili ishte ftuar në studio të fliste për njësinë e re Task Forcë, që do të luftojë krimin e organizuar. Ka qenë vetë drejtuesi i ?Opinion? Blendi Fevziu, i cili live deklaroi se Zv.Ministri kishte humbur. Se ku nuk dihet! Besfor Lamallari, zv.Ministri i Brendshëm përmes një mesazhi ka sqaruar se arsyeja e mungesës së tij në studion e ?Opinion? ka qenë një darkë. Por çuditërisht këtë mesazh ai ka vendosur ta dërgojë vetëm 30 minuta pasi emisioni kishte nisur. Duket se ky fakt e nervozuar drejtuesin e emisionit që gjithë këtë e ka cilësuar një karagjozllëk dhe duke theksuar se ky është rasti i parë në 20 vite emision, që ndodh një episod i tillë.

Deputeti demokrat Gent Strazimiri, i ftuar në studion e emisionit ?Opinion? ka folur për ata që mund të konisderohen peshq të mëdhenj, duke përmendur të parin emrin e Saimir Tahirit. ?Peshk i madh është Saimir Tahiri?, tha Strazimiri duke shtuar se nëse nuk do të merret parasysh ky fakt, tigani do të jetë bosh në zjarr dhe peshku do të vazhdojë të jetë në det. Kjo deklaratë e Strazimirit vjen pas asaj të Ambasadorit Amerikan Lu, që tha se në janar duhet të nisin të arrestohen peshqit e mëdhenj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, mbrëmjen e sotme, ka preferuar t?i ?bishtojë? pyetjes, nëse opozita ka në dorë materiale që implikojnë struktura politike në lidhje me krimin e organizuar.
Strazimiri: A do kishte rëndësi nëse ne do kishim materiale të tjera?
Fevziu: Do kishte
Strazimiri: Nëse nuk të mjaftojnë këto, s?do mjaftonin as të tjerat. Kështu që mos shiko si i habitur
Më tej, deputeti i PD-së, theksoi se zgjedhja e Fatmir Xhafës si i përzgjedhur i amerikanëve, duket krejt e pabesueshme.