Ora News – “Shullazi”, Drejtoresha Juridike e ZRPP: Vollga u regjistrua kur isha me pushime

2018-05-08 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtorja Juridike e zyrës qendrore të hipotekës, Merita Qato ka qenë dëshmitarja e radhës që ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në procesin në ngarkim të Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Merita Qato ishte thirrur nga prokurorët për të dhënë sqarime në lidhje me regjistrimin e ish hotel Vollgës në Durrës. Qato tha para gjykatës regjistrimi ishte bërë dy vjet me parë gjatë kohës që ajo kishte qenë me pushime.

Juristja tha se ditën e parë që ishte kthyer ne punë ishte vene ne dijeni të regjistrimit ndërsa po atë dite kryeregjistruesi Ilirjan Muho e kishte pezulluar për 30 dite pas ankesës që kishte bërë nga pala tjetër që pretendonte pronësinë, sipas të cilëve regjistrimi nuk ishte i drejtë.

Qato tha se përfaqësuesit e palës tjetër madje kishin debatuar në zyrën e kryregjistruesit me tone të larta ndërkohë që në ato moment aty kishte qenë edhe kreu i hipotekës së Durrësit Jurgen Çyrbja. Por e pyetur nga prokuroria nëse i inijhte personat që kishin debatuar ne zyrën e Muhos, Qato tha se nuk i njihte, ndërkohë gjatë hetimeve paraprake kishte pohuar se të kundërtën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shullazi-drejtoresha-juridike-zrpp-vollga-u-regjistrua-kur-isha-me-pushime