Report TV - Donald Lu: Në fillim të vitit 2018 të arrestohen peshqit e mëdhenj

2018-05-08 0

Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu ka deklaruar sot se në fillim të vitit 2018 do të arrestohen ?peshqit e mëdhenj? në Shqipëri. Gjatë prezantimit të operacionit ?Forca e Ligjit? ku do të asistojnë edhe agjentë të FBI, Donald Lu u shpreh se ka ardhur koha që të ?hamë peshkun e madh?.
Ambasadori ishte i ashpër me politikën shqiptare kur theksoi se ka lidhje me kriminelët, ndërsa mori shembull Roshin, Mark Frrokun, Gentian Muhamedin dhe Arben Ndokën.

?Veprat flasin më shumë se fjalët. FBI është këtu për t?u angazhuar në luftën kundër krimit. Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të punuar brenda kësaj Task Force. Ndihma jonë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja, SPAK dhe BKH, kemi edhe një agjent të FBI që do të punojë për disa muaj në Tiranë. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë.

Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër ?Dreka falas nuk ekziston?. Ne presim rezultate, presim që ky plan agresiv i qeverisë të përfundojë me arrestimin e disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe të vazhdojë në 2018.

Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë. Ju keni një shprehje ?Dielli duket që në mëngjes. Krimi në Shqipëri është një kërcënim për sigurinë kombëtare. Organet e drejtësisë penale kanë dështuar deri tani. Shqipëria ka një problem mes lidhjeve kriminale dhe politikës.

Nese e mohoni kete shikoni rastet e Ndokës, Roshit dhe Mark Frrokut dhe Gentian Muhamedit. Ky nuk është problem i vetëm një partie, por i politikes shqiptare qe nga renia e komunizmit. SHBA do të angazhohen kundër krimit të organizuar përfshirë gjyqtarë, prokurorë, biznesmenë apo politikanë. Në gjuhën shqipe ka një shprehje ?peshku i madh e ha të voglin, por për herë të vetme do të hamë peshkun e madh? deklaroi ai.

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka folur me tone të ashpra për krimin e organizuar. Ajo tha se krimi ekziston në shumë vende, por institucionet janë të afta për t'i dhënë goditje të fortë, gjë që nuk ndodhur në vendin tonë.