Ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu ka deklaruar sot se në fillim të vitit 2018 do të arrestohen ?peshqit e mëdhenj? në Shqipëri. Gjatë prezantimit të operacionit ?Forca e Ligjit? ku do të asistojnë edhe agjentë të FBI, Donald Lu u shpreh se ka ardhur koha që të ?hamë peshkun e madh?.
Ambasadori ishte i ashpër me politikën shqiptare kur theksoi se ka lidhje me kriminelët, ndërsa mori shembull Roshin, Frrokun dhe Arben Ndokën.
?Veprat flasin më shumë se fjalët. FBI është këtu për t?u angazhuar në luftën kundër krimit. Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të punuar brenda kësaj Fask Force. Ndihma jonë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja, SPAK dhe BKH, kemi edhe një agjent të FBI që do të punojë për disa muaj në Tiranë. Po flasim me vepra dhe jo me fjalë.