Është shoqëruar me debate të forta Komisioni i Ekonomisë, ku ka qenë deputeti socialist, Erjon Braçe, që i është drejtuar me disa pyetje qeverisë. Braçe ka zhvendosur debatin nga Kuvendi, ku zhvilloi një interpelancë me ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, te Komisioni i Ekonomisë, ku në fokus janë shqetësimet mbi sektorin e bujqësisë.
Duke vënë theksin te kostot jashtëzakonisht të larta të fermerëve, Braçe pyeti qeverinë se kur do të bëjë të mundur çlirimin e imputove të bujqësisë nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Në përgjigje të tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit.
Braçe-qeverisë: Kur do bëhet e mundur që imputet e bujqësisë të çlirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar? Çmimet e raportuar kanë qenë në ulje apo në ngritje? Kostot janë jashtëzakonisht të larta.
Ahmetaj: Janë mbi 20 akte nënligjore që kanë dalë në zbatim të ligjit të turizmit, madje po e mbani mend ju vutë një detyrë që a do dilnin brenda 1 janarit 2016 dhe ato dolën më shpejt. Pra janë gati 23 akte, të cilat kanë dalë në zbatim të atij ligji, duke prekur çdo lloj klauzole.