Report TV - "Tenderi i TVSH, firma u paracaktua 8.8 mln € klientit të qeverisë"

2016-04-12 2

Sekretarja për Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma, akuzoi sot qeverinë se ka dhënën 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të TVSH pa tender dhe pa garë. Sipas saj, kontrata i është dhënë një kompanie të afërt me qeverinë.

"8.8 milionë euro me një dorë, pa tender e pa garë. Kjo është goditja e radhës e Edi Ramës që ka vendosur të ndajë këtë shumë marramendëse me oligarkët e tij, për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të Radio Televizionit Shqiptar. Maxhoranca në Këshillin Drejtues të RTSH, nën urdhërat e Edi Ramës ka miratuar javën që kaloi këtë kontratë të dyshimtë, me vlerë 8.8 milionë euro. Kontrata, e cila i është paraqitur Këshillit Drejtues që në muajin gusht të vitit 2015, paracakton si përfituese kompaninë IDEA-Tel, një firmë e afërt me ministra e deputetë të maxhorancës aktuale", u shpreh Duma.

Sipas saj, megjithë debatet dhe kundërshtimet në Këshill, dhe kërkesën e shumë anëtarëve për organizimin e një tenderi të hapur dhe konkurrues, apo për kualifikimin e stafit të RTSH, për ta realizuar ata, mirëmbajtjen e rrjetit dixhital, duke kursyer kështu miliona euro të taksapaguesve shqiptarë, gjithçka ka qënë e kotë pasi Edi Rama e kishte vendosur t'ia jepte, më saktë të ndante me klientin e tij 8.8 milionë euro.