Report TV - Çako: Çrrënjosëm kanabisin, ja risia e këtij viti

2018-05-08 0

Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit, Haki Çako, tha se policia ka arritur një sukses në çrrënjosjen e kanabisit në të gjithë territorin shqiptar. Çako deklaroi se policia shqiptare ka vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Në mënyrë të veçantë, kryepolici shqiptar, u ndal te bashkëpunimi me policinë italiane në luftën kundër kanabisit, teksa zyrtarët e lartë italianë ndodhen sot në vendin tonë për të prezantuar raportin për kanabisin.

?Kemi arritur sukses në çrrënjosjen e kanabisit në gjithë territorin. Kemi vendosur standardin e bashkëpunimit me policinë e rajonit dhe vendet partnere. Një rol të veçantë e ka bashkëpunimi me italianët. Vlerësoj traditën solide të bashkëpunimit që këtë vit mbush 5-vjetorin pas traktatit për mbikëqyrjen ajrore. Gjatë vitit 2017 është investuar 25 orë më shumë për monitorimin ajror. Risi e këtij viti është krijimi në rrjetin informatik të policisë për kontrolle periodike në të gjithë territorin. Të pakursyer kanë qenë kolegët e Guardia di financës që kanë punuar krah për krah me punonjësit e policisë shqiptare. Nuk kanë kursyer asnjë moment që ky mision të ishte i suksesshëm. Policia e Shteti do mbetet partnere e konsiderueshme për vazhdimin e këtij misioni në luftën kundër drogës?, tha Çako.