Report TV - Shehu: Pakti për detin i rregullt do qëndrojë, ishte lojë e Ramës

2018-05-08 0

Sot Kuvendi u përfshi nga debatet edhe për çështjen e Himarës, ku kryeministri Rama i kërkoi Bashës që të përgjigjet se përse PD ishte në këtë zonë kur po shembeshin objektet, por kryetari i PD nuk u përgjigj.
Për t?i dhënë përgjigje kësaj pyetje, deputeti i PD, Tritan Shehu ishte i ftuar në emisionin ?45 Minuta? të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Ai deklaroi se PD ishte në Himarë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të cilat po shkelen nga qeveria, pasi ka interesa të disa personave.

?Nuk është hera e parë që PD është në krah të banorëve, kundër dëmtimit të pronës private pa kriter në funksion të ca interesave të grupeve financiare. PD është renditur edhe më parë në krah të qytetarëve, si në rastin e Shkozës. Qytetarët po keqtrajtohen.

Himara është Shqipëri, banorët e Himarës janë qytetar të Shqipërisë, është detyra e PD që të shkojë kudo të mbrojë interesat e qytetarëve. Në Himarë kërkohen të merren nëpërkëmbë interesat e qytetarëve në kundërshtim me ligjin, pa kompensimin financiar, në mënyrë të shpejtuar. Janë interesat e atyre që duan të marrin me koncesion një pjesë të zonës atje.

Kryeministri që bëri pyetjen sot denigroi një pjesë të shqiptarëve, i ndau nga pjesa tjetër, kërkoi t?i kompleksojnë opinionin ndaj një veprimi të drejtë. Ajo që ne bëmë është demokratike. Nuk ka pse të ngatërrojmë qëndrimet këtu me qëndrimet në Greqi. Nuk varemi nga Greqia, mbrojmë interesat e qytetarëve. Në Himarë ka shkelje të shqiptarëve, me apo pa etni greke.

Integrimi nuk ka lidhje me Himarën, por me drogën. Por cdo veprim arbitrar që kryet nga shteti dëmton edhe procesin e integrimit. Edhe në Shkozë ishte një ndërhyrje arbitrare? deklaroi ai.

Free Traffic Exchange