Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rënia e ministrit të tretë të Brendshëm, sipas kreut të opozitës, Lulzim Basha është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale të mazhorancës.
Nga Korça, Basha tha se lëvizja më e ashpër në atë që nuk do të jetë lojë shahu, është largimi i Edi Ramës.
Basha: Presidenti ka kompetencat e tij kushtetuese dhe jam i sigurt që ai do të japë te gjitha aspektin kushtetues për dekretimin apo mos dekretimin e ministrit të Brendshëm të propozuar nga Edi Rama.
Një gjë është e sigurt që lëvizja e ashpër, në atë që nuk është lojë shahu, është dhe do te jete vetë largimi i kryeministrit Rama. Rënia e ministrit të tretë të propozuar nga Rama është dëshmi e krizës së thellë politike dhe morale.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rrezimi-i-sander-lleshit-basha-levizja-e-ashper-jo-loje-shahu-largimi-i-rames