Report TV - Korçë, zbulohet punishtja që prodhonte mallra të falsifikuara

2018-05-08 0

Finalizohet me sukses operacioni i koduar ?ALKIS?. Operacioni i zhvilluar nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar. Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia pronari i një punishte në të cilën prodhonte, ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Në vijim të punës për të evidentuar dhe goditur rastet e paligjshmërisë, nga ana e specialistëve të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar ?ALKIS? si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

· Kosta Fshati, 48 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar në vitin 2010 për veprat penale ?Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë? dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve" .

Free Traffic Exchange