Report TV - "Furra e bukës" që prodhonte pije freskuese të falsifikuara

2017-07-06 0

TIRANE- Një punishte që falsifikonte pijet freskuese është zbuluar nga Policia e Tiranës. Punishtja e cila ndodhej në periferi të kryeqytetit në një magazinë të braktisur, prodhonte pije freskuese dhe energjike me emrin ?Dajti?.

Më pas pijet hidheshin në treg nga ana e Genci Brahysës, i cili ishte pronari i kësaj punishteje.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se falsifikoheshin pije të ndryshme, duke filluar nga lëngu i limonit, lëng i portokallit, lëng pjeshke, lëng pjepri por edhe lloje të tjera pijesh kryesisht freskuese dhe energjike.

Vetëm në këtë magazinë, policia ka gjetur 3048 kanaçe me pije energjike, të cilat pritet të hidheshin në treg, ndërkohë që qindra të tjera janë hedhur në treg kohë më parë.

Pijet prodhoheshin nëpërmjet dy makinerive, njëra artizanale për prodhim dhe tjetra për stampimin.

Free Traffic Exchange