PD dhe LSI duket se nuk kanë qëndrime të dakordësuara si opozitë, lidhur me raportet me komisionet parlamentar. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan edhe këtë të mërkurë mbledhjet, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë ata të LSI.
Debate të forta ka pasur te komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, ku po diskutohej projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Deputetët e PD kanë akuzuar qeverinë si të inkriminuar, duke iu referuar çështjes së ish-ministritë të Brendshëm, Saimir Tahiri, në hetim. Strazimiri: Ju harroni qe korridoreve te Kuvendit sillet nje i inkriminuar. Keni qene te pergatitur ta mbronit. Ketu eshte tempull per njerez te ndershem. Jo strehim per te kerkuarit e drejtesise me prova te antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz te shtetit. Z. Kryetar, portret krenar, ballehapur siç ju ka thene partia. Ulsi, aty nuk je ulur per te mbrojt kriminelet.
Manja: Ule gishtin, ule