Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria ka humbur 7 vende në raportin e ?Të bërit Biznes? për vitin 2018 duke zbritur në vendin e 65 nga vendi i 58 që ishte një vit më parë. Kjo tregon se në vendin tonë ka pasur një përkeqësim të klimës së të bërit biznes.Problem mbeten sigurimi i energjisë për bizneset, niveli i taksave dhe lejet e ndërtimit.
Klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 2018. Raporti ?Të bësh biznes? e ka renditur Shqipërinë në vendin e 65, duke u ulur me 7 vende në krahasim me një vit më parë.
Banka Botërore argumenton se arsyet kryesore për këtë ndryshim në renditje janë rezultat i disa përmirësimeve të metodologjisë dhe rishikimeve të të dhënave si dhe përmirësimet e bëra në mjedisin rregullator të biznesit të ekonomive të tjera në krahasim me ato të Shqipërisë.
Por duke vlerësuar disa nga sektorët në Shqipëri, bizneset ankohen për vështirësi në sigurimin e energjisë elektrike për sipërmarrjet e tyre.
Gjithashtu si problem konstatohet edhe pagesa e taksave ku Shqipëria është përkeqësuar me 0.54% në krahasim me një vit më parë.
Lejet e ndërtimit edhe pse kanë pësuar një rritje të ndjeshme kohët e fundit në raportin Doing Bussines, Shqipëria nuk ka bërë progres të ndjeshëm.
Një tjetër element që ka ndikuar në këtë renditje mbetet edhe regjistri i pronave.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/te-besh-biznes-2018-shqiperia-renditet-e-65-ta/