Report TV - Gjermeni: Lejet online na ngjitën 83 vende në raportin "Të Bësh Biznes"

2016-10-31 0

Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është një prej faktorëve kyç në ngjitjen me 32 vende të Shqipërisë në raportin e Bankës Botërore "Të bësh biznes 2017".

Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ka komentuar raportin për përmirësimin e klimës së biznesit, duke theksuar se dy vjet më parë Shqipëria gjendej në vendin e fundit të renditjes dhe tashmë ka rikuperuar 83 vende kur vjen fjala te lejet e ndërtimit.