Ora News - Investimi në spitale, Rama: Do të rindërtohen 300 qendra në 4 vjet

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjatë inspektimit të rikonstruksionit të Qendrës Spitalore në Kamëz kryeministri Edi Rama tha se këto rikonstruksione do të pasohen edhe në të gjitha qendrat spitalore të vendit.
Rama gjithashtu tha se investime të tilla rrisin cilësinë e shërbimeve dhe ulin fluksin e qytetarëve.
Rama: S?ka nevojë që të gjithë të turren në spitalin në qendër për të bërë edhe gjërat bazike që fare mirë mund të bëhen dhe këtu. Plani është për të rindërtuar 300 qendra në 4 vjet, duke filluar nga 2018-ta, kur duam të rindërtojmë me këto standarde 80-90 të parat dhe njëkohësisht për të filluar dhe për të krijuar kushtet e Urgjencës 24-orëshe, qoftë në këto qendra, qoftë dhe në ato që janë sot spitale bashkiake, që nuk e mbajnë dot veten.
Duke shoqëruar Kryeministrin, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, u shoreh se qendra mundëson edhe konsultimin për nënën dhe fëmijën.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/investimi-ne-spitale-rama-do-te-rindertohen-300-qendra-ne-4-vjet/