12 vite pas inaugurimit të rehabilitimit të punimeve në bulevardin " Zogu i Parë" " /> 12 vite pas inaugurimit të rehabilitimit të punimeve në bulevardin " Zogu i Parë" "/>
#oranews
12 vite pas inaugurimit të rehabilitimit të punimeve në bulevardin " Zogu i Parë" parashikohet një tjetër ndërhyrje. Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me një vlerë prej 708 milionë lekësh ku parashikohet rindërtimi i plotë i rrugës, duke përfshirë pllakat rezistente dhe deri në strukturën që do të kenë kioskat që do të vendosen.
Bulevardi "Zogu i Parë" do të rikonstruktohet sërisht, teksa Bashkia e Tiranës ka hapur zyrtarisht tenderin.
Fondi që do të shpenzohet për rehabilitimin e këtij aksi që nis nga sheshi "Skënderbej" deri te ish-Stacioni i Trenit, do të kalojë vlerën e 708 milion lekëve.
Në dokumentet për tenderin i cili do të zhvillohet në datën 11 prill, Bashkia e Tiranës ka paraqitur një studim të detajuar ku përshfihet nga prishja e strukturës aktuale të këtij aksi dhe deri në elementët për rindërtimin.
Kompania që do të fitojë do të ketë 18 muaj afat për të realizuar punimet e kërkuara.
Në këtë projekt parashikohet heqja e pllakave aktuale të rrugës dhe rindërtimi me një tjetër material elastik të posaçëm që do ti rezistojnë automjeteve.
Madje duke kërkuar përpunimin e tyre përmes ekuacioneve. Nuk do të mungojnë as gurët dekorativë.
Ndër elementët e kërkuara janë dhe veshjet e kioskave apo dhe koshat e mbeturinave.
Përgjatë rrugës do të ketë vende të posaçme parkimi për biçikletat. Modeli i sinjalistikës mbetet një tjetër kërkesë e Bashkisë së Tiranës.
Në materialin e bërë publik ndër të tjerat thuhet se do të jetë Bashkia që do të vendosë se si do të veprohet me materialet që mund të ripërdoren.
Ndërhyrja e fundit në bulevardin "Zogu i Parë" ishte në vitin 2006, kur kryeministri Edi Rama ishte kryebashkiaku i Tiranës.
Gjatë inagurimit, ai premtoi se ky bulevard do të rezistonte për 70 vjet.
Por tashmë së bashku me sheshin "Nënë Tereza" dhe "Bulevardin e Ri" edhe "Zogu i Parë" do ti nënshtrohet një ndërhyrje të plotë me një kosto prej 708 milion lekësh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-tha-se-do-te-rezistoje-70-vjet-veliaj-rinderton-zogun-e-pare
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz