Në kohën kur flitet për rritje të mëtejshme të shkëmbimeve tregtare mes vendeve të rajonit, shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se import - eksportet me këto vende janë të ulta. Më mirë paraqiten shkëmbimet me Kosovën. Shqipëria eksporton drejt këtij shteti vetëm 7.2 % te totalit të eksporteve që dërgon jashtë. Me Maqedoninë 3.1% të totalit dhe më pak me vende të tjera. Në nivele të ulta janë edhe importet.
Kreu i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Nebi Hoxha dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, thonë për Klan Plus se qeveritë mes vendeve duhet të bëjnë më shumë sidomos në heqjen e barrierave. Shpesh herë në pikat kufitare me Maqedoninë dhe Kosovën, kamionët qëndrojnë me orë në radhë për shkak të procedurave.
Maqedonia ështe e interesuar për produktet shqiptare
Por a janë produktet shqiptare të cilësisë së duhur?
Sipas Shkodrës problem mbetet vetëm qumështi pasi i mungon gjurmuëshmëria e kontrollit deri tek bagëtitë.
Klan Plus