Ora News – Kokëdhima: Na intereson rrëzimi i Ramës dhe zgjedhjet e parakohshme

2018-05-08 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për kryetarin e partisë ZGJIDHJA, Koço Kokëdhima, Rama dhe qeveria e tij kanë marrë fund politikisht, kanë falimentuar.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Kokëdhima tha se Tahiri është vetëm një pjesëz e këtij aktiviteti kriminal, pasi President i kartelit është vetë Rama.
Kokëdhima: Sa i takon çështjes Tahiri dua të them vetëm dy fjalë sepse nuk e konsideroj një gjë aq të përshtatshme sa gjithë debati politik në Shqipëri nga mëngjesi deri në mbrëmje kudo është vetëm historia e Tahirit. Arrestohet, nuk arrestohet Tahiri. E kam deklaruar dhe më parë, Tahiri është vetëm një pjesëz e këtij aktiviteti kriminal. Qeveria ishte ajo që organizoi kartelin e drogës në Shqipëri dhe kanabizimin e saj.Rama është presidenti i këtij karteli, Tahiri është CEO i këtij karteli dhe zyrtarët e tjerë të lartë dhe Drejtorët e policisë janë bordi drejtues i këtij karteli. Shefat e policisë dhe ata funksionarët e ulët dhe ata zyrtarët e tjerë të policisë të ulët janë hamejtë, rojet e këtyre drogmenëve që merren me këtë punë. Shqipëria ka shumë çështje për të diskutuar.
Këto tani janë futur në rrugën e gjykimit të drejtësisë dhe besoj se është një çështje që drejtësia do ta çojë përpara. Politikisht për mua Rama dhe qeveria e tij kanë marrë fund, kanë falimentuar, janë totalisht përgjegjëse për gjithë këtë aferë të ndyrë që shkatërroi deri në fund imazhin e shtetit shqiptar dhe emrin e shtetit shqiptar. ZGJIDHJA nuk ka asnjë surprizë, i kemi denoncuar të gjitha me kohë ashtu siç denoncuam se paratë e drogës do të përfundonin në blerjen e zgjedhjeve bashkë me mafiozët e drogës që do të ishin sipërmarrës edhe në fushatën elektorale të 25 qershorit. Prandaj ftuam partitë të mos shkonin pas planit të Ramës, ftuam popullin të bojkotonte zgjedhjet e 25 qershorit.
Pjesmarrja e tij në tryezën e frontit opozitar shkaktoi jo pak polemika. Koço Kokëdhima sqaroi edhe se ku bashkohet partia e tij me këtë aksion.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kokedhima-na-intereson-rrezimi-i-rames-dhe-zgjedhjet-e-parakohshme/