Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ejani të Investoni në Shqipëri. Ky ka qenë apeli i kryeministrit Edi Rama për investitorët e huaj i bërë në eventin Tirana Business Matching ku mernin pjesë sipërmarrës nga 20 shtete të botës. Kreu i qeverisë deklaroi se po ndërmeren të gjitha hapat ligjor për të krijuar një ambient miqësor për investitorët e huaj.
?Ju siguroj se kush do të investojë sot në Shqipëri nuk do të pendohet kurrë nesër dhe kush ngurron sot nesër do të thotë sesi ka mundësi që ma morën rradhën disa të tjerë përpara. Ky është momenti për ti dhënë vetes shtytjen për të investuar në Shqipëri. Është një vend që kthen shumë më tepër se çfarë jep, kur di të japësh aty ku duhet dhe ashtu si duhet?, u shpreh kryeministri Rama.
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se në infrastrukturë do të investohen deri në 1 miliard dollarë në formën e PPP-v.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tirana-business-matching-biznese-nga-e-gjithe-bota-u-takuan-sot-ne-shqiperi/