A1 Report - Tiranë, 50 mijë fëmijë nga e gjithë bota në maratonën "Garë për Mbijetesë"

2015-08-21 2

"Megjithëse jam një fëmijë i fortë që e dua jetën, që kam ëndrra dhe objektiva për të, jam ndeshur me shumë vështirësi. Edhe pse në moshë të njomë, por nuk u mposhta shkoja në shkollë dhe kur s'kisha çtë vishja".
Me këto fjalë prekëse të një vajze, nisi në stadiumin Qemal Stafa, maratona "Garë për Mbijetesë", organizuar nga "Save the Children", ku merrnin pjesë, veç drejtoreshës së kësaj organizate në Shqipëri, Helen Ianson, edhe ministrat e Shëndetësisë dhe Arsimit, Ilir Beqaj dhe Lindita Nikollaj.
Ministri Beqaj dhe Ianson folën për rëndësinë e kujdesit ndaj fëmijëve, për kujdesin shëndetësor ndaj nënave shtatzëna.
"Realiteti tregon që edhe për fëmijët e sapolindur, për fëmijët e vegjël, gara për jetën është ende e mundimshme. Ne jemi të vendosur si qeveri që të kujdesemi veçanërisht për nënat shtatzënë, për nënat kur janë në periudhën që rrisin fëmijët e tyre", tha ministri Beqaj në fjalën e tij.