Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria për Krime të Rënda ka thotë se ka nisur hetimet rreth një vit më parë ndaj grupit të trafikut të drogës të vëllezërve Habilaj, arrestimet e të cilëve u zhvilluan në Katania nga autoritetet policore italiane.
Në një deklaratë për mediat, Prokuroria thekson se procedimi penal ndaj tyre ka nisur rreth një vit më parë, por nuk është arritur të sigurohen prova të plota ligjore.
Deklarata: Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedim penal ndaj grupit të njohur si ?Habilaj? në vitin 2016, në bazë të informacioneve të siguruara nga shërbimet inteligjente. Në këtë informacion flitej edhe për përfshirje të zyrtarëve të policisë. Pas verifikimeve të nevojshme të këtij materiali, Prokuroria ka zhvilluar hetimet e saj, duke mbajtur në konsideratë edhe faktin se, përfshirja e dyshuar e zyrtarëve të policisë në bashkëpunim me trafikantët, mund të cënonte procesin hetimor?.
Në Prill 2017, pra, rreth një vit pasi Prokuroria për Krime të Rënda kishte regjistruar procedim penal ndaj këtij grupi, nga ana e Policisë së Vlorës është përcjellë një material referues, i cili kishte nevojë për shumë veprime të tjera hetimore shtesë për të siguruar provat e nevojshme ligjore.
Deri në tetor 2017, nuk u arritën të siguroheshin prova të plota ligjore mbi aktivitetin kriminal të anëtarëve të këtij grupi. Ndërkohë, autoritetet italiane, në vijim të një hetimi të nisur prej tyre në vitin 2013, goditën anëtarë të këtij grupi në Itali. Në bazë të të dhënave të bëra publike për këtë operacion në Itali, Prokuroria për Krime regjistroi një tjetër procedim penal. Pasi u konstatua se bëhej fjalë për të njëjtët persona, për të cilët Prokuroria për Krime të Rënda kishte regjistruar procedim penal në vitin 2016, atëherë u vendos bashkimi i procedimeve penale?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/habilajt-prokuroria-hetimet-nisen-nje-vit-me-pare-por-sgjetem-prova/