Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria kërkon autorizimin për arrestimin e deputetit socialist Saimir Tahiri pasi i druhet se ai mund të largohet në Itali dhe të prishë provat.
Jo vetëm kaq prokuroria zbulon se vëllezërit Habilaj kanë bërë dhe dhurata të tjera, veç ato që janë bërë publike për familjen Tahiri.
Akuzave të Tahirit për ndikim politik, Hajdarmataj tha se ishte shumë i qetë dhe se kishte shkuar në Këshillin e Mandateve me prova.
Saimir Tahiri: Nuk pranoj të arrestohem pastaj gjeni provat. Jo, dua provat tani. Jam në dispozicion të prokurorisë pa pushim.
Dëgjova nga prokuroria se mund të largohet jashtë Shqipërisë. Nuk kam ndërmend të lëviz as centimetrin.Dëgjova se mund të prishë provat në Itali nuk e kam këtë kapacitet.
Prokurori Hajdarmataj: Kemi një sjellje shumë etike. Kemi biseda të bëra nga dy njerëz që kanë qenë në një sjellje normale me njëri tjetrin, përgjime që janë bërë nga autoritete të tjera, pa asnjë lloj ndikimi.
Kanë folur në automjetin e tyre dhe implikojnë në mënyrë të vazhdueshme ish ministrin e brendshëm, duke e përmendur ndihmën që ai u siguron. Duke i përmendur momente kur ata duhet t?i blejnë dhurata, që nuk donim t?i thonim këtu por që dhe që disa të tjera nuk janë bërë publike e shpresoj të mos bëhen publike.
kemi kërkuar të arrihet një bindje e brendshme duke lexuar këto akte. Si ndodhka kështu që pikërisht gjatë kësaj kohe që flitet për ish ministrin e brendshëm nuk flitet për asnjë deputet tjetër, as të Tiranës, e as të Vlorës, por vetëm për një njeri, që gjatë gjithë kësaj kohe, për një periudhë mbi 5 muaj ish ministri i brendshëm qarkullon me të njëjtin automjet me të cilën qarkullojnë personat në hetim. Do ishte mirë që t?i referohemi fakteve e provave. Kemi ardhur këtu pa asnjë lloj ndikimi, dhe unë ndihem i qetë këtu.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-frike-se-tahiri-prish-provat-dhurata-te-tjera-nga-habilajt/