Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka dalë në krah të ish-ministrit dhe deputetit Saimir Tahiri, për të cilin është kërkuar arrestimi nga Prokuroria. Xhafaj tha se segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren për një çështje të nxehtë, duke shtuar se nuk prova bindëse në lidhje me përfshirjen e Tahirit në trafikun e drogës.
Më tej, ai paralajmëroi Prokurorinë se po krijon precedent të rrezikshëm me deputetin Tahiri, duke shtuar me tone të ashpra se së shpejti do të shohin prova dhe vullnete konkrete.
?Prokuroria po krijon precedent të rrezikshëm me Tahirin, po përdoret politikisht. me aq sa dokumente janë bërë publik, s?ka prova bindëse. Mesa shoh thjesht po duan ta përdorin. Për sa i përket asaj çfarë më pyetët, nëse do më pyesni nga pikëpamja ligjore, ajo çfarë është shkruar nga Prokurorët e Krimeve të Rënda nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit, që do të thotë se jemi në rastin kur segmente apo individë të Prokurorisë po përdoren në një çështje të nxehtë. Do të shihni prova dhe vullnete konkrete shumë shpejt?, deklaroi ministri Xhafaj.