Report TV - Arratisja e tre oficerëve të dosjes "Habilaj", Xhafaj: Nuk ishin nën vëzhgimin tonë

2018-05-09 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar gjatë një dalje për mediat se nuk disponon emra konkretë për dekonspirimin e operacionit për arrestimin e tre ish-zyrtarëve të policisë së Vlorës.

Duke iu përgjigjur akuzave se operacioni është dekonspiruar nga policia, Xhafaj tha se tre ish-drejtuesit nuk kanë qenë në vëzhgim nga Policia e Shtetit. Ai theksoi se duhet të pyetet Prokuroria që të japë përgjigje se me kë institucion i ka ndjekur ata.

"Nuk ishin nën vëzhgimin tonë. Policia nuk ka pasur dijeni, nuk ishte në dorën tonë. SHÇBA i mori faktet në 22 nëntor nga Prokuroria. Duhet të pyesni Prokurorinë se me kë i ka pasur në vëzhgim, jo me policinë", u shpreh Xhafaj.

Free Traffic Exchange