Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti i PD, Myslim Murrizi ka deklaruar në studion e lajmeve të Ora News se Saimir Tahiri duhet të bashkëpunojë me drejtësinë.
Murrizi: Unë shpresoj se nëse Tahirin shokët po e lënë në baltë, apo shikon që është dashi i kurbanit për të gjithë kanabizimin e Shqipërisë, bindja ime si deputet nuk është që tonelatet e drogës dhe mijëra rrënjë kanabis në këtë vend kanë qenë vetëm nën ndikim e Tahirit, i ka të gjitha shancet ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, edhe militantëve të tij, të bashkëpunojë me drejtësinë. Ndoshta këtë ka pasur parasysh kur ka thënë ?nuk keni parë gjë akoma?, nuk besoj se ka dashur të kopjojë të madhin. Të bashkëpunojë me drejtësinë, të tregojë si ka qenë plani, strategjia. Nuk ka qenë i vetmi ky, ka pasur edhe ministra që ulnin dhe ngrini celsin e radarit, që herë të punonte dhe herë jo. Po i është mbushur mendja të bashkëpunojë me drejtësinë le të marrë statusin e të penduarit.
Murrizi ka deklaruar se anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Rregullores nuk i është vënë në dispozicion kërkesa e Prokurorisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kerkesa-per-arrestim-murrizi-saimir-tahiri-te-bashkepunoje-me-drejtesine/