http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka vlerësuar rëndësinë e procesit të integrimit europian të vendit.
Në një takim me maturantë, shefi i diplomacisë u tha se perspektiva e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, u jep mundësi për të studiuar jashtë dhe të sjellin ne vend dijet e marra.
Gjatë bashkëbisedimit me maturantët e shkollës ?Halim Xhelo?, ministri Bushati u shpreh mjaft i kënaqur me çështjet që ngritën të rinjtë, duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e jetës shoqërore për të kontribuar për vendin.