https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Debat te "Integrimi" për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-24 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Diskutimi për buxhetin është shndërruar në debat për çështjen e statusit të vendit kandidat në komisionin parlamentar të Integrimit. Ministrja Klajda Gjosha ka shmangur çdo koment për dështimin e Shqipërisë, duke theksuar vlerësimin që qeveria mori nga Brukseli, e duke premtuar se do të vazhdohet me reformat për të marrë statusin në qershor. Por ish-ministrja Majlinda Bregu ka përdorur argumentin e buxhetit për të theksuar se qeveria do të rrisë skepticizmin e vendeve anëtare të BE-së në qershor. Një ditë më parë në Bruksel, Shqipërisë iu tha "jo" për të katërtën herë për të marrë statusin e vendit kandidat. Kryetari i kuvendit, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë me reformat pavarësisht vendimit të Brukselit, duke ironizuar akuzat e opozitës për çështjen e statusit.

Free Traffic Exchange