Report TV - Basha paralajmëron Ramën e ministrat: Përballje totale

2018-05-03 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si rob të bandave të krimit. Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD, Basha tha se Rama ka vënë Partinë Socialiste dhe qeverinë në funksion të aleancës me krimin.

Duke deklaruar se qeveria bashkëqeveris me krimin, kreu i PD tha se opozita është në funksion të vlerave. Më tej, ai zbuloi planin e opozitës në seancat e ardhshme plenare, duke thënë se do t'i rikthehet praktikës së pyetjeve, për të vendosur para përgjegjësisë Ramën dhe ministrat e tij, duke marrë shkas nga seanca e fundit plenare, ku Basha u përplas ashpër me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

?Mbledhja sot ka zgjatur pasi kemi marrë disa vendime sa i përket qendrimeve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë plenare dhe në aktivitetin parlamentar, kjo në vijim të ngjarjes të shëmtuar të javës së kaluar, dhe të dy javëve më parë, ku Edi Rama përmes Gramoz Ruçit u mundua të dhunojë rregulloren duke i mbyllur gojën opozitës.

Kjo nuk ka për t?u pranuar kurrë dhe nuk do të ndodhë. E kundërta do të ndodhë; ne do të intensifikojmë aktivitetin tonë parlamentar duke rikthyer një praktikë konform rregullores që është praktika e pyetjeve, seancës së pyetjeve për të vendosur Edi Ramën dhe ministrat e tij para përgjegjësisë, diçka prej të cilës po mundohet të largohet çdo ditë, duke dalë një ditë si bahçevan, një ditë si kopshtar. Tani paska hapur edhe Pallatin e Brigadave, pallatin mbretëror. Këtej rrit taksat, këtej më shumë bar për qytetarët. Sigurisht që, nuk është as bahçevan, as kopshtar është përgjegjësi për një Shqipëri të fundosur nga krimi; të vetmit vend që nuk i hapen negociatat, ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi ecin përpara.