Ora News – Veliaj: Park në hapësirën që përdorej si vendgrumbullim mbetjesh në Rr. “5 Maji”

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët e Tiranës tashmë do të kenë më shumë hapësira të gjelbëruara dhe çlodhëse. Kryebashkiaku bëri me dije se një hapësirë prej 11 mijë m2, e cila deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullim për mbetjet urbane, po shndërrohet në një park të ri për banorët e rrugës 5 Maji. Në këtë hapësirë pritet të ndërtohet edhe një shkollë.
Një sipërfaqe prej 11 mijë m2 hapësirë që përdorej si vendgrumbullimi plehrash tashmë do të transformohet në një park për qytetarët e rrugës 5 Maji. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punës dhe u shpreh se aksioni për mbjelljen e pemëve të reja do të shtrihet si brenda qytetit, ashtu edhe në periferi të tij
Veliaj: Sapo kemi pastruar një territori, i cili ka qenë një lloj landfilli informal i gjithë zonës së fundit të rrugës 5 maji. Do të thotë që në cdo ditë që ne kemi pasur për aksionet e pastrimit apo Pastro Tiranën Në Një Ditë, aty ka qenë një nga pikat e nxehta apo vendet problematike të qytetit. Kemi rikuperuar totalisht, kemi transferuar plehrat, po bëjmë një lloj nivelimi, po bëjmë gjithë nivelimin e terrenit. Kemi filluar mbjelljen për 750 pemë dhe do të kemi një park m?u në qendër të qytetit.
Përtej shtimit të gjelbërimit dhe vendosjes së moduleve të ndryshme, një pjesë e territorit që do të lirohet nga mbetjet, do të shërbejë për ndërtimin e një shkolle të re moderne e pajisur me terrene sportive duke plotësuar të gjitha nevojat e komunitetit të Njësisë 8.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-park-ne-hapesiren-qe-perdorej-si-vendgrumbullim-mbetjesh-ne-rr-5-maji/