Në gjyq 8 persona - Ja si funksiononte grupi kriminal i kanabisit në Vlorë. Në kërkim polici

2018-05-03 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe kërkon nisjen e gjykimit për 8 shtetas, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike kanabis sativa në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë.
Në operacionin e zhvilluar një vit më parë janë asgjësuar mbi 7 mijë rrënjë kanabis sativa.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi shumë të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.
Prokuroria sqarion se në krye të grupit kriminal qëndronte Taulant Haxhiraj, ndërsa vijon të mbetet në kërkim efektivi i policisë Renaldo Avduli, i cili bashkëpunonte ngushte më Haxhirajn.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-gjyq-grupi-i-strukturuar-kriminal-qe-kultivonte-kanabis-ne-vlore/