Report TV - Aksidenti në Lezhë, banorët: Gurët, zjarret dhe prerjet zhveshën zonën

2018-05-03 0

LEZHE-Një ditë pas aksidentit tragjik që u mori jetën 2 vëllezërve dhe gruas shtatzënë, ekspertët e Gjeologji-Minierave dhe Emergjencat Civile kanë mbërritur në aksin Balldre-Torovicë në vendin e ngjarjes.

Ekspertët po bëjnë verifikimet në terren, ndërsa banorët shprehen se gurët janë problem. Sipas tyre gurët bien shpesh herë por jo të kësaj natyre. ?Kjo vjen nga zhveshja e malit dhe përbën rrezik? thonë ata pas aksidentit. Zjarret dhe ndërhyrjet abuzive në prerjet e pemëve, kanë bërë që zona të zhvishet nga bimësia.

Dje në mesditë rënia e një shkëmbi nga lartësia e malit zuri poshtë automjetin tip fuoristradë që po kalonte aty dhe për pasojë tre personat humbën jetën. Dy nga viktimat janë vëllezër, Edmond dhe Valentin Zefi ndërsa viktima e tretë, Alda Gjergji, 21-vjeçe është bashkëshortja e njërit prej tyre.

Free Traffic Exchange