Ora News - Lu tjetër apel të fortë: Peshqit e mëdhenj e gangstera duhen në burg

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasadori amerikan Donald Lu ka bërë një tjetër apel për të luftuar krimin e organizuar në Shqipëri. Në një koment të bërë në analizën e Skënder Minxhozit, Lu është shprehur se duhen veprime konkrete për kapjen e peshqëve të mëdhenj të krimit.
Lu tha gjithashtu se ?Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët, këta gangster të futen në burg?
?Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u zutë dhe futjuni punës.? ? Ambasadori Donald Lu?
Pak ditë më parë diplomati amerikan tha se në vend ka 4 klane kriminale në përbërje të të cilave janë 20 familje.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/lu-tjeter-apel-te-forte-peshqit-e-medhenj-e-gangestera-duhen-ne-burg/