Për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Bulevardin ?Zogu i Parë? në 2015, ku humbën jetën Mentor Lufi, Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku, gjykata ka vendosur që të pyesi 7 dëshmitarë holandezë.
Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja është duke u hetuar për prishjen e pazareve të drogës dhe ka lidhje me vrasjen e vëllait të vogël të Besinik Sulkut, Durim Sulkut, i cili u ekzekutua në Roterdam të Holandës në parkimit poshtë apartamentit ku jetonte në prill të viti 2015.
Nëna e viktimave: Klevis e Markeljan Doçi vranë djemtë, dënim kapital
Në seancën e sotme në gjykatë, ku në bankën e të akuzuarve qëndronte Klevis e Markeljan Doçi dhe Salvatore Letizia, ka qenë e pranishme edhe nëna e Burim dhe Besnik Sulkut.
?Është e vështirë t?i shohësh vrasësit e djemve në gjykatë?, është shprehur në seancë Gysleren Sulku, e cila ka shtuar që drejtësia të mos korruptohet dhe të jap dënimin maksimal për autorët.