Jepet pretenca për të pandehurit në" />
Jepet pretenca për të pandehurit në"/>

Ora News - Vrasja e trefishtë tek "Zogu i Parë", jepet pretenca

2018-09-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Jepet pretenca për të pandehurit në gjyqin mbi vrasjen e trefishtë tek bulevardi "Zogu i Parë."

Prokuroria kërkon burg për jetë për Salvatore Letizia, 24 vite burg për Klevi Doçin dhe 34 vjet burg për Markeljan Docin.

Krimi i rëndë ndodhi më 27 maj 2015 dhe nga përplasja me armë mbetën të vrarë Mentor Lufi (Doçi), Gerti Goxhaj dhe Besnik Sulku.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ishte arritur në përfundimin se ngjarja e ndodhur në Tiranë ishte vijim i një konflikti të nisur më parë po në kryeqytet, në dhjetor 2014 dhe që kishet vazhduar në Hollandë, në Prill 2015 e, më tej, u shoqërua me ngjarjen për të cilën u akuzuan tre të pandehurit.

Seriali i hakmarrjes mes Doçëve dhe Sulkut Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria për Krime të Rënda i ka paraqitur Gjykatës dinamikën e ngjarjes, e cila është rindërtuar në bashkëpunim edhe me autoritetet hollandeze.
Në Dhjetor 2014, shtetasi Mentor Lufi (Doçi) plagoset me armë zjarri në zonën e ish-Stadiumit "Dinamo", në Tiranë dhe autorët largohen. Shënjestra e atentatit, Lufi, ka dyshuar se sulmi ndaj tij është organizuar nga vëllezërit Durim dhe Besnik Sulku. Ndërmjet Mentor Lufit dhe vëllezërve Sulku kishte nisur një konflikt në Hollandë, ku ata udhëtonin dhe qëndronin shpesh. Pas atentatit me pasojë plagosjen, Lufi organizon nipat e tij, Markeljan dhe Klevi Doçi, për t'u hakmarrë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-e-trefishte-tek-zogu-i-pare-jepet-pretenca

Free Traffic Exchange