Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë në Fier pret bashkëpunimin e plotë të policisë për aksionin e prerjes së lidhjeve të paligjshme dhe vjedhjes së energjisë.
Në një takim me drejtues të policisë, janë diskutuar masat që do të merren, ndërsa drejtori i OSHE për zonën Fier Armando Zhukaj është shprehur se ka rezultate të zbehta në këtë qark, ndaj dhe do të shtohen kontrollet për të goditur rastet e vjedhjes së energjisë.
Armando Zhukaj: Ne duam të fillojmë kontrollin e territorit dhe të parandalojmë vjedhjen e energjisë.
Shefi i Komisariatit Fier Artur Selimaj gjithashtu ka pohuar mbështetjen e policisë për t?i prerë rrugën vjedhjes dhe abuzimit me energjinë elektrike. Ai theksoi se përpara përgjegjësisë do të vendosen jo vetëm vjedhësit e energjisë por edhe ata punonjës të OShE, të cilët fshehin rastet e vjedhjes.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-oshee-i-kerkon-ndihme-policise-per-prerjen-e-lidhjeve/